FAQ – Frequently Asked Questions

1. Me cfarë teknike bëhet ndërhyrja në hundë?

Ka dy menyra për të kryer ndërhyrjen në hundë, rhinoplastiken e hapur dhe e mbyllur. Unë përdor në 90 % të rasteve tekniken e hapur e cila në pjesën e përparme të hundës ka një carje të vogël.

Unë preferoj këtë teknike sepse jam më i sigurtë në rezultatin përfundimtar, dhe e kam më të lehtë të përdor Piezo dhe freze.

2. A ka shenjë hunda pas operacionit?

Shërimi I plagës varet nga personi nga lëkura por pas disa muajsh nuk vihet re as një shenjë.
Penjtë hiqen nga dita e 10-të.

3. Sa zgjat kirurgjia?

Kirurgjia nuk është procedurë standarte por varet nga rasti në rast.
Zakonisht është 2 orë deri në 3 orë në rastet e veshtira apo revizionimet.

4.Kur përfundon shërimi i hundës?

Shërimi i hundës varion nga pacienti në pacient por zakonisht 70 % shërohet pas 3 muajsh, 80 % për 6 muaj dhe 100% pas 1 viti dhe deri në 2 vjet në lekurën e trashë.

5. Ka dhimbje kirurgjia?

Zakonisht nuk ka dhimbje kirurgjia e hundës, por në disa raste pacientet mund të kenë dhimbje të cilat qetësohen me qetëuses të thjeshtë.

6.A ka hematoma dhe enjtje?

Metoda me piezo ka avantazh krahasuar me metodën klasike sepse ka më pak enjtje dhe hematoma. Enjtjet janë me të shpeshta ditën e 2 dhe të 3 , ndersa hematomat janë të rralla.
Gjithsesi është process individual që varet nga personi në person.
Ne diten e 7 deri te 10 normalisht kane ikur te gjitha enjtjet.

7. A duhet të qendroj në spital?

Zakonisht pacienti duhet të qëndroje një natë në spital, në shumë raste mund të ikin brenda ditës në shtëpi.

8. Kur hunda ime do jetë e bukur?

Pas 7 ditësh kur heqim splintin nasal hunda duket shumë bukur dhe pacientët pyesin, kur a do ulen enjtjet. Nga java 2-3 hunda duket shumë e bukur, por deri në 4 muaj hunda merr formën e kënaqshme.

9. Kur mund ti kthehem jetesës normale?

Kjo varet nga personi ne person por zakonisht në punë mund të ktheheni pas 10 deri në 15 ditë, pas 2 muajsh mund të beni aktivitet fizik, pas 1 muaji pishinë dhe pas 2 muaj mund të shkoni në det.

10. Kur mund të vendos syze?

Zakonisht mund të vendosni syze pas 2-3 muajsh.

11. A bie hunda me kalimin e kohës?

Zakonisht në rinoplastika hunda bie 2-5 mm por kjo varet nga teknika e përdorur
Me teknikën tonë ku perdorim septal extension graft, tip fixation, tongue in grooge, ne minimalizojme renien e majës.

12. A do ketë nevojë hunda ime për rioperim?

Asnjë kirurg në bote nuk ka 100% sukses. Në varësi të klinikave dhe mjekëve përqindja e revisionit në botë shkon nga 5-20%.. revsisionimet mund të jenë minore ose të medha.
Në praktiken time kam një perqindje revisionimi 7-8 % ku shumica janë minore.

13. A përdorni photoshop stimulime para operacioni?

Po përdorim për të krijuar pacienti një ide se si do jetë hunda dhe të shikojmë edhe kërkesat e pacientit, por kurrsesi nuk garantojmë që ai do jete rezultati final. Hunda është nje organ I cili varet nga lëkura, proceset e shërimit etj dhe kurrësesi nuk mund të garantojme nje rezultat paraprak.