Turizmi Shëndetësor
Turizmi Shëndetësor po bëhet një trend në botë. Turizmi shëndetësor njihet si udhëtimi i njerëzve në vende të tjera për të kërkuar kujdes mjekësor. Rritja e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor në vendet perëndimore ka bërë që individët të kërkojnë kujdes shëndetësor në vende të tjera që ofrojnë kujdes shëndetësor të përballueshëm. Turizmi mjekësor bëhet një mundësi për zhvillimin e turizmit në kohën kur nevojat dhe problemet shëndetësore lindin në një skenar të tillë si mungesa totale ose e pjesshme e sigurimit mjekësor, mjetet e pamjaftueshme financiare për të paguar trajtimet, kostot e larta të sistemit të kujdesit shëndetësor. Këta faktorë bëjnë që personi (turisti-pacient ndërkombëtar) pranon se ai duhet të kërkojë mënyra të jashtme për të përmirësuar shëndetin e tij sipas objektivave dhe buxhetit të tij. Nuk është një proces i vështirë. Në Shqipëri ne synojmë të ofrojmë shërbime të cilësisë më të lartë të kujdesit shëndetësor për të gjithë njerëzit.
Ne u ofrojmë pacientëve tanë kujdes multidisiplinar, rezultate klinike me cilësi të lartë, qasje në teknologjinë më të përparuar dhe përkujdesje të vazhdueshme, përvojë të jashtëzakonshme të pacientit dhe një qasje të shkëlqyeshme ndaj kujdesit per pacientit. Ekipi ynë i profesionistëve organizon trajtimin e plotë mjekësor të pacientit.
- Transferimi në aeroport
- Akomodimi
- Konsulencë Mjekësore
- Turne në qytet
- Çmime të përballueshme
Arsyet kryesore për zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion mjekësor janë:
- Spitale të akredituara dhe të pajisura me teknologjine e fundit
- Cilësi e lartë e shërbimeve shëndetësore
- Çmime konkurruese
- Mikpritja dhe kultura
- Vendndodhja gjeografike
- Atraksionet natyrore, historike dhe turistike.
Ne ofrojmë turizëm kulturor dhe kulinar (ture 1 dhe 2 ditore):