Biografia

Dr. Roven Sinani

Otorinolaringolog dhe kirurg plastik i fytyrës

Dr. Roven Sinani

Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të ORL-së | Lektor në Fakultetin e Mjekësisë, dega ORL | Mjek i certifikuar nga bordi i Shoqatës Ballkanike të ORL-së

Biografia & Edukimi

Ai lindi në Gjirokastër më 13 shkurt 1978. Në vitin 2002 u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme. Në vitin 2008 përfundoi specializimin në Otorinolaringologji, pranë këtij Fakulteti.

Karriera & Specializimet

2004
2004 – Përfundoi një kurs të specializuar në kirurgjinë plastike të fytyrës dhe rindërtimin e defekteve të kokës dhe qafës në Universitetin e Insubrias, Varese, Itali.
2005
2005 – U specializua për një periudhë 6-mujore në kirurgjinë endoskopike të sinuseve (FESS), si dhe në kirurgjinë e qafës, në Spitalin Universitar Hipokratian në Athinë, Greqi.
2006
2006 – Përfundoi një kurs të specializuar në rinoplastikë (kirurgjinë estetike të hundës) dhe otoplastikë (kirurgjinë estetike të veshëve) në Spitalin Universitar Evangelismos, Athinë, Greqi.
2006
2006 – Kreu një specializim 3-mujor në Spitalin Neo Athineon, në kirurgjinë endoskopike të hundës, sinuseve paranazale dhe bazës së kafkës.
2008 - 2011
2008–2011 – Punoi si mjek specialist otorinolaringolog në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku drejtoi shërbimin e ORL-së dhe oftalmologjisë.
2009 - 2011
2009–2011 – U angazhua si pedagog i otorinolaringologjisë në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
2010
Nga viti 2010 – U specializua në kirurgjinë plastike të fytyrës, me fokus në rinoplastikë dhe aurikuloplastikë (kirurgjinë estetike të veshëve).
2011 - Sot
2011 – Në vazhdim – U emërua mjek ORL pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.
2019
2019 – U specializua në spitalin Acıbadem në Turqi në rinoplastikën piezoelektrike, një teknikë moderne që ka sjellë përparime të rëndësishme në kirurgjinë estetike të hundës.
2020
2020 – Themeloi ART ORL CLINIC, një klinikë e fokusuar kryesisht në kirurgjinë plastike dhe estetike të fytyrës.

Pjesëmarrës dhe referues në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërhyrjet Kirurgjikale

Gjatë kësaj periudhe ai ka kryer shumë ndërhyrje në:

Fusha e rinologjisë

Polipet nazale me FESS, devijimet e septumit, trajtimi i rinitit me radiofrekuencë etj.

Kirurgjia plastike dhe estetike e fytyrës

Rinoplastikë, otoplastikë, blefaroplastikë, kirurgji rindërtuese e fytyrës.

Kirurgjia ORL pediatrike

Bajamet, mishi i huaj (adenoidet), tubat e ventilimit timpanik.

Kirurgjia e laringut

Polipe, tumore, kiste.

Kirurgjia e gjëndrave të pështymës

Gjëndra parotide, gjëndrat submandibulare.

Kirurgjia e veshit

Timpanoplastikë

Anëtarësimet & Rolet

Anëtar i:

  • Shoqata Shqiptare e Otorinolaringologjisë (ORL)
  • Anëtar i Bordit të Shoqatës Shqiptare të ORL-së
  • Shoqata Ballkanike e Otorinolaringologjisë (ORL)
  • Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të ORL-së
  • Lektor në Degën e Otorinolaringologjisë, Fakulteti i Mjekësisë
  • Mjek i certifikuar nga Bordi i Shoqatës Ballkanike të ORL-së