FAQ
Me cfarë teknike bëhet ndërhyrja në hundë?
Ka dy menyra për të kryer ndërhyrjen në hundë, rhinoplastiken e hapur dhe e mbyllur. Unë përdor në 90 % të rasteve tekniken e hapur e cila në pjesën e përparme të hundës ka një carje të vogël.
Unë preferoj këtë teknike sepse jam më i sigurtë në rezultatin përfundimtar, dhe e kam më të lehtë të përdor Piezo dhe freze.
A ka shenjë hunda pas operacionit?
Shërimi I plagës varet nga personi nga lëkura por pas disa muajsh nuk vihet re as një shenjë. Penjtë hiqen nga dita e 10-të.
Sa zgjat kirurgjia?
Kirurgjia nuk është procedurë standarte por varet nga rasti në rast. Zakonisht është 2 orë deri në 3 orë në rastet e veshtira apo revizionimet.
Kur përfundon shërimi i hundës?
Shërimi i hundës varion nga pacienti në pacient por zakonisht 70 % shërohet pas 3 muajsh, 80 % për 6 muaj dhe 100% pas 1 viti dhe deri në 2 vjet në lekurën e trashë.
Ka dhimbje kirurgjia?
Zakonisht nuk ka dhimbje kirurgjia e hundës, por në disa raste pacientet mund të kenë dhimbje të cilat qetësohen me qetëuses të thjeshtë.
A ka hematoma dhe enjtje?
Metoda me piezo ka avantazh krahasuar me metodën klasike sepse ka më pak enjtje dhe hematoma. Enjtjet janë me të shpeshta ditën e 2 dhe të 3 , ndersa hematomat janë të rralla. Gjithsesi është process individual që varet nga personi në person.
Ne diten e 7 deri te 10 normalisht kane ikur te gjitha enjtjet.
A duhet të qendroj në spital?
Zakonisht pacienti duhet të qëndroje një natë në spital, në shumë raste mund të ikin brenda ditës në shtëpi.
Kur hunda ime do jetë e bukur?
Pas 7 ditësh kur heqim splintin nasal hunda duket shumë bukur dhe pacientët pyesin, kur a do ulen enjtjet. Nga java 2-3 hunda duket shumë e bukur, por deri në 4 muaj hunda merr formën e kënaqshme.
Kur mund ti kthehem jetesës normale?
Kjo varet nga personi ne person por zakonisht në punë mund të ktheheni pas 10 deri në 15 ditë, pas 2 muajsh mund të beni aktivitet fizik, pas 1 muaji pishinë dhe pas 2 muaj mund të shkoni në det.
Kur mund të vendos syze?
Zakonisht mund të vendosni syze pas 2-3 muajsh.
A bie hunda me kalimin e kohës?
Zakonisht në rinoplastika hunda bie 2-5 mm por kjo varet nga teknika e përdorur. Me teknikën tonë ku perdorim septal extension graft, tip fixation, tongue in grooge, ne minimalizojme renien e majës.
A do ketë nevojë hunda ime për rioperim?
Asnjë kirurg në bote nuk ka 100% sukses. Në varësi të klinikave dhe mjekëve përqindja e revisionit në botë shkon nga 5-20%.. revsisionimet mund të jenë minore ose të medha. Në praktiken time kam një perqindje revisionimi 7-8 % ku shumica janë minore.
A përdorni photoshop stimulime para operacioni?
Po përdorim për të krijuar pacienti një ide se si do jetë hunda dhe të shikojmë edhe kërkesat e pacientit, por kurrsesi nuk garantojmë që ai do jete rezultati final. Hunda është nje organ I cili varet nga lëkura, proceset e shërimit etj dhe kurrësesi nuk mund të garantojme nje rezultat paraprak.